NJOFTIM PËR MEDIA

Udhëheqësit e Institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për Lirinë e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

 

22 prill 2022, Prishtinë

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Komisionerin për Lirinë e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë, z. Besnik Dervishi

Me ftesë të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi vizitën e saj në Tiranë Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) të Kosovës, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku. Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i një Marrëveshje Bashkëpunimi me karakter teknik midis dy institucioneve, të cilat gëzojnë një marrëdhënie të veçantë mes tyre, por që në sajë të kësaj Marrëveshje, do të konsolidohet e zhvillohet edhe më shumë.

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi bazohet mbi tre shtylla kryesore: shkëmbimin periodik të eksperiencave dhe stafit për rritjen e kapaciteteve profesionale e administrative, në kuadër të modernizimit të legjislacionit në të dy fushat e veprimtarisë sipas standardeve më të përparuara evropiane; mbështetjen ndaj AIP-së për anëtarësimin në organizata të ndryshme, si Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit (ICIC), Konferenca Evropiane e Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (ECDPA), Komiteti Konsultativ i Konventës 108 të Këshillit të Evropës (T-PD), etj; si dhe në njohjen e ndërsjellë si shtete me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale (adequacy), për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë dhe shkëmbimit midis dy vendeve.

Gjatë takimit, mes dy Komisionerëve u diskutua për mundësinë e zbatimit të projekteve të përbashkëta. Ato kanë si qëllim forcimin e besimit e ndërgjegjësimit për ushtrimin e të drejtave nga qytetarët, paralelisht, me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Autoriteteve Publike dhe përgjegjshmërisë e etikës nga kontrolluesit/përpunuesit publik e privat.

Komisionerët vlerësuan dhe ndanë të njëjtin qëndrim se kjo Marrëveshje Bashkëpunimi është një hap shumë i rëndësishëm dhe nisja e një etape të re dinamike në marrëdhëniet dy-palëshe.

Znj. Sogojeva Dërmaku u prit në takim të veçantë edhe nga Avoktja e Popullit e Republikës së Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca.

https://www.vudols.com - mersin eskort - Personel Sağlık -

Zero Waste Grocery

- deneme bonusu