Mbahet Tryezë Informuese me Zyrtarët e Komunës së Rahovecit

Rahovec, 4 maj 2022

 

Sipas kërkesës së Komunës së Rahovecit dhe mbështetjes së Departamentit për Demokratizim të OSBE-së, Agjencia për Informim dhe Privatësi zhvilloi një ligjeratë informuese për personelin e kësaj komune lidhur me shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike.

Në emër të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, lidhur me temën ‘Përmirësimi i Qasjes në Dokumente Publike dhe Komunikimi i Brendshëm në Komunën e Rahovecit’, ligjeroi z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike.

Gjatë kësaj tryeze, pjesëmarrësit patën rastin që përmes qasjes ndërvepruese, të marrin këshilla dhe informacione praktike se si komunikohet me qytetarë, si duhen shqyrtuar kërkesat për qasje në dokumente publike dhe si organizohet vendimarrja në nivel komune për këto kërkesa.

Për pjesëmarrësit, Agjencia, përmes përfaqësuesve të OSBE-së, kishte shpërndarë paraprakisht një seri dokumentesh mbështetëse që e lehtësojnë dukshëm procesin e shqyrtimit dhe vendimarrjes ndaj kërkesave për qasje në dokumente publike.

https://www.vudols.com