Komisionerja për Informim dhe Privatësi takoi Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës dhe Menaxheren e Projektit JUFREX.

Të enjten Komisionerja për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva Dermaku priti në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës z. Frank Power dhe Menaxheren e Projektit JUFREX znj. Gresa Musliun. Gjatë këtij takimi znj. Sogojeva Dermaku i falënderoi për vizitën dhe i njoftoi rreth punëve të AIP-së, qëllimeve që ka, rolit të saj, dhe se si ajo e sheh bashkëpunimit me Këshillin e Evropës.

  1. Power dhe znj. Musliu falënderuan znj. Sogojeva Dermaku për takimin që nxori në pah standardet dhe instrumentet e Këshillit të Evropës në çështje të ndryshme si qasja në dokumente publike dhe mbrojtja e të dhënave personale. Njëkohësisht, u zotuan që do të përkrahin Zyrën e Komisioneres për Informim dhe Privatësi bazuar në standardet e lartpërmendura.

Që të dy palët presin një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm mes dy institucioneve.

https://www.vudols.com