Komisionerja e Agjencisë u takua me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës

Komisioneres për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmakut, iu premtua bashkëpunim dhe përkrahje institucionale nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

 Prishtinë, 13 korrik

Pas marrjes së detyrës si komisionere në Agjncinë për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva Dërmaku, ndër prioritetet e para të saj do ketë realizimin e fushatës së takimeve informuese me krerët ndëristitucionalë, të cilët do të i njoftojë me gjendjen e Agjencisë, sfidat që e presin, kërkesat urgjente për rifunksionalizimin e këtij institucioni, si dhe obligimet që institucionet kanë rreth zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në hapje të këtij takimi, Kryeparlamentari z. Konjufca e uroi znj. Sogojeva Dërmaku për detyrën e re, duke e shprehur gatishmërinë për bashkpunim dhe mbështeje të vazhdueshme institucionale.

Gjatë diskutimeve, komisionerja veçoi çështjet që Agjencia i ka si prioritet, si dhe projektet që priten të realizohen, në të ardhmen e afërt.

Krejt në fund, Kryeparlamentari Konjufca i sugjeroi Komsioneres së Agjencisë, fillimin e menjëhershëm të fushatave informuese, me qëllim të vetëdijesimit, të institucioneve dhe qytetarëve, lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike.

Ndërsa, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, duke e falenderuar Kryetarin e Kuvendit z. Konjufca për pritjen, shtoi se  fuqizimi i agjencisë është një një lajm i mirë për qytetarët, të cilët, nga sot e tutje do ta kenë derën hapur për t’i adresuar shqetësimet e tyre.

 

Zyra për Komunikim me Publikun
AIP