Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si vendimet merren në jetën tonë. Mirëpo, kur bëhet fjalë për vendimmarrje të automatizuar që përfshin të dhënat tuaja personale, ju keni më shumë kontroll sesa mund ta keni menduar. Ligji i Mbrojtjes së të Dhënave Personale ju mbron duke ju dhënë mundësinë të kërkoni një ndërhyrje njerëzore në procese që ju përfshijnë direkt.

● Vendimmarrja e automatizuar përfshinë përdorimin e algoritmeve ose sistemeve kompjuterike për të marrë vendime rreth jush pa pjesëmarrjen e njerëzve, si për shembull, profilizimi që mund të përcaktojë kreditë, mundësitë e punësimit, ose ofertat e personalizuara.
● Ju keni të drejtën të kërkoni që vendimet e rëndësishme që ju prekin të mos bëhen vetëm nga një kompjuter. Kjo do të thotë që nëse një vendim automatik ju prek në mënyrë të rëndësishme, ju mund të kërkoni që një person të rishikojë atë vendim.

● Vendimi është i nevojshëm për lidhjen ose përmbushjen e një kontrate.
● Vendimi është lejuar nga një ligj specifik.
● Ju keni dhënë pëlqimin tuaj të qartë.


Ky postim u mundësua nga Institute for Technology and Society, si pjesë e projektit HumanRightivism, financuar nga Embassy of Sweden in Pristina dhe që implementohet nga Community Development Fund – CDF