Ambasadori i Gjermanisë, z. Rainer Rudolph, viziton Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Ambasadori i Gjermanisë, z. Rainer Rudolph, viziton Agjencinë për Informim dhe Privatësi 🇩🇪

Sot, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph, së bashku me këshilltarin politik, z. Payam Ghalehdar.

🌐 Gjatë takimit, u diskutuan prioritetet kryesore të Agjencisë në kuadër të transformimit digjital, përfshirë operacionalizimin e Sistemit për Menaxhimin e Rasteve (CMS), përdorimin e platformave monitoruese për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale dhe vlerësimin e ndikimit të teknologjive të reja, veçanërisht Inteligjencës Artificiale. Në këtë kontekst, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë përmes projekteve të implementuara nga GIZ, si dhe angazhimi i AIP-së në rrjete ndërkombëtare, përfshirë ENTRI.

📌Duke marrë parasysh përvojën e tij në çështje të sigurisë dhe qeverisjes globale, përfshirë angazhimin si Zëvendëskryesues i Munich Security Conference, Ambasadori Rudolph ndau pikëpamjet e tij mbi rëndësinë e trajtimit të sfidave që ndërlidhen me sigurinë, dezinformimin dhe zhvillimet teknologjike në kontekstin e mbrojtjes së të dhënave.

Ambasadori Rudolph përgëzoi Komisioneren për progresin e arritur nga Agjencia në forcimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave dhe transparencës në Kosovë.

Postimi origjinal në Facebook