Agjencia përmbyll takimet informuese me Kompanitë Publike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve

Në takimet e zhvilluara me zyrtarët përgjegjës të Kompanive Publike, Agjencia për Informim dhe Privatësi ( AIP) ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zbatimin e masave të duhura të sigurisë me rastin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët (shpërndarjes së faturave) dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve.
Në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjesuese për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku priti në takim përfaqësuesit e Kompanive Rajonale të Mbeturinave, me ç’ rast u diskutua për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Të pranishëm në takim ishin: Kryeshefi i KRM ‘’Çabrati’’ në Gjakovë, Behar Ferizi dhe Kryesuesja e Bordit, Ardiana Çela-Baraku, Kryeshefi i KRM “Eco-Higjiena” në Gjilan, Senad Ramaj, Kryesuesi i Bordit, Gerhard Dummer, dhe Avokati i Kompanisë, Besim Osmani.
https://www.vudols.com