Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon konsultimet me Kompanitë Rajonale për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve

 

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku bashkë me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë, Lumnije Demi pritën në takim përfaqësuesit e Kompanive Rajonale të Mbeturinave, në ambientet e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Takimi u realizua në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjesuese të AIP-së me përfaqësues të Kompanive Rajonale dhe u diskutua për ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe për inkurajimin e udhëheqësve të institucioneve që të ndërmarrin veprimet e nevojshme në mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimit të masave të sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale të qytetarëve.
Të pranishëm në takim ishin: Kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, në Prishtinë, Petrit Reçica, dhe Kryesuesi i Bordit, Fatos Selimi, Kryeshefi i KRM ‘’Ekoregjioni’’, në Prizren, Burim Shala, Kryesuesja e Bordit, Atila Arzullahu si dhe Kryeshefi i KRM “Higjiena”, në Deçan, Kushtrim Loshaj dhe Kryesuesi i Bordit, Milazim Mushkolaj.
Ndër të tjera, Komisionerja, Krenare Sogojeva Dërmaku, kërkoi nga KRM-të hartimin e rregullativës ligjore, caktimin dhe trajnimin e zyrtarit për mbrojtjen të dhënave personale, zarfimin e faturave gjatë shpërndarjes, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të mundshëm të të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
https://www.vudols.com