Agjencia për Informim dhe Privatësi ndalon Përpunimin e të Dhënave Personale përmes Vëzhgimit me Kamerë në Ministrinë e Shëndetësisë

Pas zhvillimit të procedurave inspektuese, më 26/05/2022, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konstatuar se Ministrinë e Shëndetësisë, në cilësinë e kontrolluesit, ka përpunuar të dhëna personale përmes sitemit të vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me kriteret e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Me këtë rast, Agjencia ka nxjerr Vendim Nr. 116/2022, më date 06/06/2022, me të cilin ka obliguar Ministrinë të ndaloj përkohësisht përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, si dhe të bëjë shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi deri në datën e pranimit të vendimit. Poashtu, vëzhgimi me kamerë mund të filloj vetëm pas plotësimit të dispozitave ligjore të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Andaj, Ministria e Shëndetësisë, obligohet që brenda afatit prej tetë ( 8 ) ditësh nga pranimi i vendimit, të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për zbatim e vendimit dhe të njoftoj Agjencinë për Informim dhe Privatësi, në të kundërtën, Agjencia do të ndërmerr masat ndëshkuese të parapara sipas Ligjit.

https://www.vudols.com