Agjencia për Informim dhe Privatësi fillon inspektimin sipas detyrës zyrtare në Komunën e Prishtinës dhe Komisionin Qendror Zgjedhor

Prishtinë, 21 shkurt

 

Në kuadër të përmbushjes së obligimeve të dala nga Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi tashmë ka filluar inspektimin sipas detyrës zyrtare në Komunën e Prishtinës dhe Komisionin Qendror Zgjedhor, duke shtrirë autoritetin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit. Sipas Planit të Perfromancës për vitin 2022, inspektimet sipas detyrës zyrtare do të vazhdojnë të bëhen në tërë territorin e Kosovës, përfshirë nivelin qendror dhe lokal.

 

Zyrtarët e Inspektimit të Agjencisë, në kuadër të kompetencave ligjore, do të inspektojnë ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, aspektet që ndërlidhen me sigurinë e të dhënave, përpunimin biometrik të të dhënave, transferimin ndërkombëtar etj. Fokus të veçantë gjatë inspektimit do të ketë përpunimi i të dhënave personale përmes sistemit të video vëzhgimit me kamerë (CCTV) në hapësira publike.

 

Në fund të procesit të inspektimit, do të përpilohet një raport me të gjeturat e inspektimit, në të cilin do të përshkruhet gjendja e përpunimit të të dhënave personale dhe varësisht nga të gjeturat, AIP do të nxjerr vendime përfundimtare.

https://www.vudols.com