Agjencia për Informim dhe Privatësi, e përfaqësuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj. Lumnije Demi dhe Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim dhe Kontroll z. Kushtrim Mustafa me ftesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës morën pjesë në punëtorinë mbi dixhitalizimin e shërbimeve në nivel komunal dhe objektivat strategjike të e-qeverisjes.

Gjatë punëtorisë, zyrtarët e teknologjisë informative të Komunave të Republikës së Kosovës u njoftuan lidhur me të drejtat dhe obligimet që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë përpunimit të të dhënave personale dhe obligimet që dalin nga Ligji për Qasje në Dokumente Publike.
Shqetësimet e ngritura nga zyrtarët komunal janë ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit të zyrtarëve komunal gjatë përpunimit të të dhënave personale, si dhe të drejtat dhe obligimet e tyre që kanë në zbatim të dy ligjeve.
Drejtorja e Përgjithshme shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të bashkëpunuar me komunat në ofrimin e këshillave dhe trajtnimeve për zyrtarët komunal për të siguruar zbatimin e së drejtës të qytetarëve për qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, sipas kërkesave ligjore.
https://www.vudols.com