Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione, e cila shënohet me 28 shtator, fillon javën e informimit me moton “Tash më Lehtë”, e cila do të shënohet me aktivitete në shtatë Komunat më të mëdha të Kosovës.
Kjo iniciativë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe nëntë organizatave të shoqërisë civile (IKD, FOL, CIVIKOS, INPO, EC më ndryshe, CBM, KCIC, YMCA dhe Syri i Vizionit) ka për qëllim të vetëm, informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre për Qasje në Dokumente Publike, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.
Aktivitetet e parapara gjatë Javës për Shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione:
Prishtinë, 28 shtator 2021
Tryezë diskutimi për temat:
- Qasja në Informacione nën Mbikëqyrjen e Agjencisë për Informim dhe Privatësi;
- Teknologjia në Shërbim të Qasjes në Informacione;
- Sfidat e Jetësimit të së Drejtës për Qasje në Dokumente Publike;
- Ligji për Qasje në Dokumente Publike – Përparësitë dhe të Metat;
- Rastet Specifike të Qasjes së Mohuar;
Aktivitetet promovuese / informuese:
E martë, 28 shtator 2021
Prishtinë
Koha: 11:00 – 14:00
Vendi: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe ‘Sheshi Skenderbeu’, Prishtinë – OJQ FOL, IKD, CIVKOS
E mërkurë, 29 shtator 2021
Pejë
Koha: 11:00 – 13:00
Vendi: Sheshi i qytetit afër Hotelit ‘Dukagjini’, Pejë – OJQ’ SYRI I VIZIONIT’
Mitrovicë
Koha:12:00 – 14:00
Vendi: Sheshi i qytetit, Mitrovicë – OJQ ‘CMB MITROVICË’
E enjte, 30 shtator 2021
Prizren
Koha:11:00 – 13:00
Vendi: Sheshi i qytetit te Shadërvani, Prizren – OJQ ‘EC MA NDRYSHE’
Gjakovë
Koha:12:00 – 14:00
Vendi: Sheshi i qytetit përballë Hotelit ‘Pashtriku’, Gjakovë – OJQ ‘YMCA’
E premte, 01 tetor 2021
Ferizaj
Koha: 11:00 – 13:00
Vendi: Sheshi ‘Adem Jashari, Ferizaj – OJQ ‘INPO’ në sheshin e Ferizajt
Gjilan
Koha: 12:00 – 14:00
Vendi:Sheshi ‘Rexhep Mala’, Gjilan – OJQ ‘KCIC’ në sheshin e Gjilanit
Në të gjitha këto aktivitete pjesëmarrëse do të jetë edhe Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku.