Agjencia për Informim dhe Privatësi Filloi Fushatë Ndërgjegjësuese me Ministritë

Prishtinë, korrik 2021

Pas zgjedhjes së Komisioneres për Informim dhe Privatësi  znj. Krenare Sogojeva Dërmaku,  AIP ka filluar të realizojë fushatën e takimeve ndërgjegjësuese me krerët e të gjitha ministrive.

Këto takime kanë karakter njoftues e bashkërendues, me qëllim të shpalosjes së obligimeve që ka secili institucion për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas kërkesës së Agjencisë, pjesë e takimeve me çdo ministri është ministri, sekretari i përgjithshëm, si dhe zyrtarët përgjegjës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale brenda ministrisë përkatëse.

Gjatë takimeve, do të propozohet decentralizimi i rrjetit të zyrtarëve për qasje në dokumente publike (aty ku nuk është duke u aplikuar), në mënyrë që të shkarkohet barra e vetëm një zyrtari për qasje që mbulon krejt ministrinë, shpesh në saje të një detyre dytësore. Caktimi i një zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike të posaçëm edhe nëpër agjenci autonome do të rriste transparencën institucionale dhe do ta shkarkonte mbingarkesën e zyrtarit ekzistues për QDP në ministri.

Gjithashtu do të kërkohet nga Institucionet si kontrollues dhe përpunues të të dhënave personale që të ndërmarrin masat dhe veprimet konkrete për zbatim të legjislacionit për përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale duke harmonizuar legjislacionin e tyre me ligjin specifik, duke marrë masat e duhura aplikative që të ndërtohen sisteme dhe programe që të dhënat personale të përpunohen sigurt, qasja në të dhëna personale të bëhet sipas ligjit, deri te krijimi i mekanizmave që do të ishin kompatibil. Gjithashtu do të kërkohet fuqizimi dhe mbështetja që duhet të ju jepet zyrtarëve të brendshëm për mbrojtjen e të dhënave personale duke ditur se këta mund të ndihmojnë institucionet me këshillat e tyre, rekomandimet e tyre që të bëhet një përpunim i të dhënave sipas rregullativës ligjore siç është e përcaktuar.

https://www.vudols.com