“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet e Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale – Takim Informues me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”

Me qëllim të ndërgjegjësimit të ndërmarrjeve publike dhe qendrore rreth zbatimit të Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë znj. Lumnije Demi kanë realizuar takim me përfaqësues të KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, përkatësisht me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ymer Salihu, Kryesuesen e Bordit, znj. Filloreta Gashi Sadiku dhe Sekretaren e Kompanisë, znj. Ajsun Sadiku.🔐
📨Takimi u përqëndrua në diskutime për nevojën e rregullimit të procesit të faturimit, përkatësisht zarfimin e faturave që duhet të jetë në përputhshmëri me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjithashtu, me theks të veçant u diskutua edhe për caktimin dhe trajnimin e zyrtarit për mbrojtje të të dhënave personale, që është obligim i përcaktuar në legjislacionin përkatës.
📌Komisionerja e Agjencisë shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes profesionale të AIP-së për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës.
https://www.vudols.com