Gjatë punëtorisë, zyrtarët e teknologjisë informative të Komunave të Republikës së Kosovës u njoftuan lidhur me të drejtat dhe obligimet që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë përpunimit të të dhënave personale dhe obligimet që dalin nga Ligji për Qasje në Dokumente Publike.
Shqetësimet e ngritura nga zyrtarët komunal janë ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit të zyrtarëve komunal gjatë përpunimit të të dhënave personale, si dhe të drejtat dhe obligimet e tyre që kanë në zbatim të dy ligjeve.
Drejtorja e Përgjithshme shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të bashkëpunuar me komunat në ofrimin e këshillave dhe trajtnimeve për zyrtarët komunal për të siguruar zbatimin e së drejtës të qytetarëve për qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, sipas kërkesave ligjore.