Agjencia për Informim dhe Privatësi është pjesë e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale

Për më shumë informata, ndiqni lajmin në vijim nga Ministria e Drejtësisë:
“Po mbahet punëtoria e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale
Ministria e Drejtësisë ka organizuar një punëtori tre ditor për hartimin e Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili sjellë një varg risish dhe lehtësirash për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët përveç që do mund të pajisen me certifikatat online, ata gjithashtu mund të realizojnë të drejtat e tyre për shlyerje nga evidencat penale, përkatësisht për rehabilitimin ligjor dhe gjyqësor në përputhje me afatet ligjore.
Po ashtu përmes këtij Projektligji do të mundësohet shlyerje automatike nga evidenca penale e të gjithë qytetarëve të cilët kanë arritur periudhën e rehabilitimet përkatësisht shlyerjes nga evidencat penale.
Punëtoria dhe procesi i hartimit të Projektligjit mbështetet nga Projekti i Bashkimit Evropian EUKOJUST, dhe në të po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet kompetent dhe nga partnerët ndërkombëtar.
Pas hartimit të Projektligji nga Grupi Punues, i njëjti do të procedohet për konsultim, ku Ministria e Drejtësisë mirëpret komente dhe propozime nga palët e interesuara.”
https://www.vudols.com