Komisionerja për Informim dhe Privatësi takoi Guvernatorin e Bankës Qendrore

7 Mars, Prishtinë
Në kuadër të aktiviteteve institucionale Komisionerja për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva – Dermaku ka takuar Guvernatorin e Bankës Qendrore z. Fehmi Mehmeti ku kanë diskutuar ngritjen e bashkëpunimit dhe kordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore që kanë Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Banka Qendrore, me theks të veçantë çështjet që ndërlidhen me mbikqyrjen e kompanive, kontrolluesve dhe përpunuesve të të dhënave personale që operojnë në Republikën e Kosovës.
Ata u dakorduan që të krijojnë mekanizmat kordinues të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për çështje të interesit të përbashkët në zbatim të legjislacionit, zhvillimin e konsultimeve , dhe mbajtjen e takimeve ku do të diskutohen çështje me rëndësi në ushtrimin e mandatit dhe kompetencave, dhe autorizimeve që kanë Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Banka Qendrore
https://www.vudols.com