Prishtinë, 28.02.2022
Me mbështetjen e Ambasadës Britanike, përmes projektit BDO dhe me qëllim të rritjes së transparencës dhe vlerësimit të drejtë në proceset e rekrutimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka zhvilluar trajnimin me temë ‘Rekrutimi mbi parimin e meritokracisë”.
Zyrtarëve të AIP- së, që do të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse, dhe përfaqësuesve të OJQ-ve (FOL, IKD, etj) që do të jenë monitorues të këtyre proceseve, nga ekspertët britanikë iu është ofruar njohuri mbi teknikat e përgatitjes së proceseve rekrutuese, mënyrën e mbajtjes së intervistave, përzgjedhjen e listës së ngushtë dhe nxjerrjen e vendimin mbi baza meritore.
AIP vlerëson lartë bashkëpunimin me Ambasadën e Britanike në Prishtinë, në veçanti ekspertët e projektit BDO dhe mbetët e përkushtuar në zhvillimin e proceseve rekrutuese të drejta e transparente të bazuara në parimin e meritokracisë.