Vazhdon mbajtja e takimeve informuese me Kryetarin e Komunës së Kamenicës dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, sot ka zhvilluar dy takime te ndara me Kryetarin Kadri Rahimaj- Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare dhe Kryetarin Alban Hyseni- Komuna e Gjilanit për promovimin e të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.
Në takim u diskutua për obligimet ligjore të Komunave për të garantuar realizimin e këtyre dy të drejtave themelore të qytetarëve, përkatësisht Komisionerja diskutoi për Programin e Transparencës dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike, hartimin e Politikave të Privatësisë, si dhe për fuqizimin e rolit të zyrtarëve përgjegjës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.
https://www.vudols.com