Takim Informues mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”

 

Në kuadër të aktiviteteve informuese me ndërmarrjet publike, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë, Kryeshefin Ekzekutiv Hasan Krasniqi, Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve Urim Gashi si dhe Sekretaren e Kompanisë Saranda Vehapi Baruti.
Takimi i u organizua me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve dhe respektimit të masave të sigurisë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakovë gjatë procesimit të faturave të konsumatorëve.
Komisionerja kërkoi nga KRU Gjakova hartimin e politikave të privatësisë dhe hartimin e rregullativës ligjore të brendshme, të cilat përcaktojnë mënyrën e mbledhjes, përpunimit, dhe ruajtjes së të dhënave personale të qytetarëve, si dhe caktimin e zyrtarit për mbrojtje të të dhënave personale.
https://www.vudols.com