Në vazhdën e aktiviteteve për ngritjen e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në nivelin lokal, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, zhvilloi sot një takim informues me Kryetarin, Xhafer Gashi- Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare.
Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në sigurimin e publikimit proaktiv të dokumenteve publike, përmes Programit të Transparencës. Ndër tjerash, Komisionerja theksoi rëndësinë e hartimit të Politikave të Privatësisë me qëllim të informimit të qytetarëve mbi mënyrat e përpunimit të të dhënave të tyre personale dhe për fuqizimin e zyrtarëve përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje në dokumentet publike, të cilët janë garantuesit kryesorë që standardet e përcaktuara në legjislacionet përkatëse po respektohen.