Takim informues me Kryetarin e Komuna Pejë dhe Kryetarin e Komuna Klinë

Në kuadër të promovimit të llogaridhënies dhe mbrojtjes së të dhënave personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku bashkë me Drejtoren e Përgjithshme, Lumnije Demi, sot u takuan me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, respektivisht.
Komisionerja diskutoi për Programin e Transparencës dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike, informimin e qytetarëve rreth përpunimit të të dhënave personale nga Komunat përmes Politikave të Privatësisë, si dhe për rëndësinë që zyrtarët për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike kanë për të siguruar që institucionet veprojnë në përputhshmëri me obligimet ligjore.
https://www.vudols.com