Me mbështetje të GIZ-it dhe Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Evropë/Shërbimi për Transferin e Njohurive sot filloi punëtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me ekspert nga Autoriteti Kroat i Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Me mbështetje të GIZ-it, sot ka filluar punëtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me eskpertët nga Autoriteti Kroat i Mbrojtjes së të Dhënave Personale si ligjërues. Hapjen e kësaj punëtorie e bëri Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kroacisë, znj. Danijela Barisic. Me kete rast u theksua fillimi i nje bashkepunimi te mirefillt ne mes autoriteteve permbrojtjen e te dhenave personale te te dyja vendeve.
Qëllimi i kësaj punëtorie është shkëmbimi i përvojave më të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe shpalosja e sfidave të përbashkëta në këtë fushë. Për më tepër, fokusi kryesor do të jetë në lidhje me rastet e komplikuara, procesin e trajtimit të ankesave, rëndësinë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve në fushën e mbrojtjes sëtë dhënave personale, si dhe procesimin e të dhënave personale në sektore të ndryshme, atë të policisë, drejtësisë, financiar, të sigurimeve, të telekomunikimit, shëndetësisë, dhe të edukimit.
https://www.vudols.com