Komisionerja per Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva Dermaku mbajti takim njoftues me Presidenten e Kosovës znj. Vjosa Osmanin.
Prishtinë, 19 korrik
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i presidentes për gjendjen e Agjencisë për Informim dhe Privatësi sfidat që e presin, objektivat, dhe bashkëpunimin e mundshëm mes Agjencisë dhe Presidencës.
Ndër të tjera, znj. Sogojeva Dërmaku e njoftoi znj. Osmani, për historikun e Agjencisë, zhvillimet e fundit në këtë institucion, prioritetet, riorganizimin e brendshëm, si dhe për projektet tjera që synon t’i realizon në të ardhmen.
Në anën tjetër z. Osmani, duke e uruar z. Sogojeva Dërmaku, u interesua për nivelin e ruajtjes së privatësisë në Kosovë po ashtu edhe mundësit e keqpërdorimit të të dhënave personale si dhe realizimin e të drejtës për informim. Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i rëndësishëm shtetëror, i cili e mbron të drejtën e pakontestueshme të qytetarëve të vendit në këto dy fusha, shtoi ajo.
Në përmbyllje të këtij takimi, komisionerja mori mbështetje nga presidentja duke thënë se ‘’ Kjo agjenci do ta ketë përkrahjen e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që të sigurohemi se ajo do ta kryejë punën në përputhje me ligjin dhe me mandatin që e ka, që qytetarët e vendit të përfitojnë nga puna e saj’’.
Në fund, znj. Sogojeva dhe znj. Osmani u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e raporteve mes të Agjencisë dhe institucioneve tjera, vendore e ndërkombëtare.
Zyra për Komunikim me Publikun
AIP