Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare znj. Sogojeva Dermaku, takoi kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Jetish Maloku

Udhëheqësit e dy institucioneve diskutojnë për bashkëpunimin ndër-institucional për respektimin e të drejtës për informim dhe mbrojtje të privatësisë

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare znj. Sogojeva Dermaku, takoi kryesuesin  e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Jetish Maloku

 

Prishtinë , 22 nëntor 2021

Në kuadër të takimeve informuese me institucionet e Kosovës, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dermaku, zhvilloi një takim me kryesuesin  e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Jetish Maloku,  me të cilin diktuan për bashkëpunimin  ndër-institucional në fushë veprimtarinë dhe përgjegjësitë ligjore të dy  institucioneve.

 

Komisionerja e AIP-së  znj. Krenare Sogojeva Dermaku, e njoftoni Kryesuesin e KPK-së z.Jetish Maloku lidhur me mandatin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në raport veprimet  për  zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike si dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe objektivat strategjike të AIP-së për promovimin e të drejtës për informim dhe mbrojte të privatësisë.

 

Në takimin e përbashkët, udhëheqësit e dy institucioneve u dakorduan që do të bashkëpunojnë në fusha konkrete në raport me respektimin e të drejtës për informim dhe gjithashtu të së drejtës për mbrojte të të dhënave personale,  nëpërmjet realizmit të mandatit ligjor të të dyja institucioneve.

https://www.vudols.com