Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, raportoi sot në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për Planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2024 ku prezantoi objektivat strategjike të Agjencisë për vitin 2024 të paraqitura drejt realizmit të së drejtës për qasje në informata dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Ne veçanti, Komisionerja potencoi sigurimin e zbatimit dhe respektimit të politikave të privatësisë në institucionet publike dhe private, zhvillimin e programit të transparencës për publikimin pro-aktiv të informatave dhe dokumenteve nga institucionet publike, zhvillimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, forcimin e partneritetit me institucionet ndërkombëtare dhe institucioneve homologe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe organizimin e fushatave informuese për promovimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike.
Gjithashtu, Agjencia është njoftuar se Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e ka miratuar Planin e Performancës për vitin 2024.
https://www.vudols.com