Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, mbajti ligjëratë mbi rëndësinë e së drejtës të informimit, të drejtës të privatësisë, dhe rolin e misionin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në klasës “Cyberwar, Robots and Future Conflict” në RIT-K me Profesor Xhavit Gashi. Gjatë ligjeratës, ajo theksoi se qasja në dokumente publike […]
Category Archives: Njoftime
Njoftime
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, raportoi sot në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për Planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2024 ku prezantoi objektivat strategjike të Agjencisë për vitin 2024 të paraqitura drejt realizmit të së drejtës për qasje në informata dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Ne veçanti, Komisionerja potencoi sigurimin e zbatimit dhe respektimit të politikave të privatësisë në institucionet publike dhe private, zhvillimin e programit të transparencës për publikimin pro-aktiv të informatave dhe dokumenteve nga institucionet publike, zhvillimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, forcimin e partneritetit me institucionet ndërkombëtare dhe institucioneve homologe në nivel rajonal […]
Me kërkesë të QKMF-së , Komisionerja për Informim dhe Privatesi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Departamentit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Valon Kryeziu, po mbajnë trajnim me stafin e Kujdesit Primar Shëndetësor (KPSH) në Ferizaj me qëllim të sigurimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave nga ky institucion […]
Me ftesë nga GLPS, Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, në përfaqësim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, mori pjesë në panelin hyrës të konferencës: “Nga Transparenca te Besimi: Zgjidhjet për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Nivel Institucional”. Në diskutimin e saj, Komisionerja theksoi rëndësinë e garantimit të drejtës për qasje në dokumente […]
Komsionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, përfundoi aktivitetet për promovimin e Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale duke zhvilluar punëtori me zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësues të çerdheve publike dhe private në regjionin e Pejës. Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë aspekte kritike të kuadrit ligjor, përkatësisht parimet kryesore […]
Njoftime
Me ftesë të UN Women Kosovo, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, në cilësinë e panelistes, mori pjesë në Konferencën “Reformat e Administratës Publike për Qeverisje të Shkathët dhe Elastike”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Universitetin e Prishtinës
Në panelin me temë “Integrimi gjinor në politikat publike dhe buxhetim”, Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, theksoi se përfshirja gjinore në politikat publike të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, së bashku me buxhetimin gjinor, paraqet një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie të barabartë. Mes tjerash, ajo diskutoi edhe për planifikimin e politikave publike me qëllim të […]
Njoftime
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Qasje në Dokumente Publike, z. Jeton Arifi, organizuan një tryezë diskutimi për zyrtarët për mbrojtje të të dhënave personale dhe zyrtarët për qasje në dokumente publike të institucioneve qeveritare
Gjatë punimeve të kësaj tryeze, Komisionerja shpalosi dispozitat e Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, si një e drejtë relative që aplikohet rast pas rasti. Ajo përqendroi diskutimin në rolin e zyrtarit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rëndësinë e fuqizimit të tij në çdo institucion publik. Mes tjerash, Komisionerja prezantoi bazën […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të ciklit të punëtorive të organizuara në muajin nëntor ka mbajtur një trajnim për zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Inspektoriatit Policor ku janë trajtuar tema nga aspekte të ndryshme institucionale, të kompetencave, përgjegjësive dhe autorizimeve që dalin nga legjislacioni përkatës për Policinë, për Inspektoratin Policor, dhe Ligji […]
Njoftime
Agjencia për Informim dhe Privatësi, e përfaqësuar nga, z. Valon Kryeziu, Drejtor i Departamentit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, vazhdoi mbajtjen e punëtorive me qëllim të sigurimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale me përfaqësues të çerdheve në regjionin e Mitrovicës
Pjesëmarrësit, duke përfshirë përfaqësuesit e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe ata të çerdheve publike dhe private në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, parashtruan një sërë pyetjesh nga fushëveprimi i institucioneve që ata përfaqësojnë lidhur me përpunimin e të dhënave që kryejnë gjatë punës së tyre. Për të gjitha pyetjet përfaqësuesit nga Agjencia i informuan në detaje […]
Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, duke përfaqësuar Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ka vazhduar ciklin e punëtorive në kuadër të promovimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, kësaj radhe me përfaqësues të çerdheve publike dhe private të regjionit të Prishtinës. Gjatë takimit, Komisionerja theksoi rëndësinë e përpunimit të ligjshëm të të […]

English
Srpski