Ligjeratë nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi në Universitetin Amerikan të Kosovës, RIT Kosovo

 

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, mbajti ligjëratë mbi rëndësinë e së drejtës të informimit, të drejtës të privatësisë, dhe rolin e misionin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në klasës “Cyberwar, Robots and Future Conflict” në RIT-K me Profesor Xhavit Gashi.
Gjatë ligjeratës, ajo theksoi se qasja në dokumente publike dhe mbrojtja e të dhënave personale janë thelbësore për ruajtjen e transparencës dhe llogaridhënies në shoqëritë demokratike, ku ritmi i shpejtë i përparimeve teknologjike po i bënë të dhënat personale më të ndjeshme ndaj keqpërdorimeve. Prandaj, krijmi dhe ruajtja e kornizave të forta për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumentet publike është me e domosdoshme se kurrë.
Studentët patën mundësinë të bënin pyetje të ndryshme dhe të shkëmbenin përvojat dhe njohuritë e tyre në këto fusha. Komisionerja përmbylli ligjeratën duke potencuar se vetëm së bashku ne mund të krijojmë një shoqëri më të sigurt dhe të hapur, të ndërtuar mbi vlerat e transparencës dhe llogaridhënies.
https://www.vudols.com