Në takimin me përfaqësuesit e projekteve ndërkombëtare, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, theksoi rëndësinë e partneritetit me donatorët për realizimin e objektivave të Agjencisë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike. Mbështetja e partnerëve është karakterizuar me: Përmirësimin dhe harmonizimin e legjislacionit me rregullativën e […]
Category Archives: Lajme
Agjencia për Informim dhe Privatësi organizoi punëtorinë dyditore me pjesëmarrjen e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë (KDIMDP), z. Besnik Dervishi, dhe përfaqësuesve të institucionit të tij, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy autoriteteve homologe. Gjatë punimeve, u diskutua mbi sfidat […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, mori pjesë në takimin plenar të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) të mbajtur në Bruksel, ku u vendos për krijimin e një taskforce për zbatimin e rregullave mbi Inteligjencën Artificiale (AI) dhe u miratuan rekomandimet mbi Kodin Botëror Anti-Doping të Agjencisë Botërore Anti-Doping […]
Trajnimi u mbajt me qëllim të përgatitjes së zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e të dhënave personale. Synim kryesor i këtij trajnimi është paisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave personale […]
Gjatë konferencës së sotme për lansimin e platformës së parë në Kosovë për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale, në fjalën hyrëse Komsionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, njoftoi se me përkushtim dhe seriozitet të lartë, Agjencia ka fituar statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me mbështetje të Group for Legal and Political Studies në kuadër të Projektit “JUST React”, më 24 tetor prezantuan Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komuna ku morën pjesë Kolegjiumi i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale në […]
Me temën “Ndërmjet Ligjit dhe Praktikës; Si qëndrojnë institucionet kundër korrupsionit?”, më 25 tetor 2024, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, në cilësinë e panelistes, diskutoi për transparencën dhe llogaridhënien institucionale përmes qasjes në dokumente publike si dy nga parimet themelore në luftën kundër korrupsionit. Me theks të veçantë ajo tha se garantimi […]
Lajme
Nën organizimin e Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të ishullit Jersey (JOIC), Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me stafin e AIP-së, morën pjesë në edicionin e 46-të të Asamblesë Globale të Privatësisë (Global Privacy Assembly-GPA), e mbajtur nga data 28 tetor deri më 1 nëntor
Asambleja Globale e Privatësisë mbledh mbi 160 përfaqësues të autoriteteve anëtare dhe vëzhguese, përfshirë akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat, grupeve të interesit dhe ekspertëve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo platformë synon të forcojë efektivitetin e kornizave ekzistuese ligjore dhe të nxisë përshtatshmërinë e tyre me zhvillimet teknologjike, duke promovuar […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, gjatë fjalimit të saj, falënderoi anëtarët e EDPB-së dhe theksoi mirënjohjen e saj, duke u zotuar se Agjencia është përkushtuar të instaloj dhe të zbatojë kornizën ligjore dhe praktikat më të mira evropiane me përpikmëri, duke përfshirë edhe Konventën 108. Duke qenë se Kosova është në […]
Me temë “Mbrojtja e të Dhënave Personale në Fushën e Inspektimeve”, Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Zyrën e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe me mbështetjen e GIZ Kosovo, më 28 tetor organizuan një punëtori një-ditore për ngritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e praktikave të inspektimeve. Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen […]

English
Srpski








