Author Archives: Adonis Shabani

Themelohet Kolegjiumi i Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komuna

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë organizuar një takim të përbashkët me Zyrtarët Komunalë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me ç’rast është themeluar Kolegjiumi i Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në këtë takim, fjalë rasti mbajtën Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së, Lumnije Demi dhe […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mori pjesë në panelin “Privatësia dhe Mbrojtja e Identitetit” gjatë tryezës së organizuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), e cila trajtoi çështjen e mbrojtjes së fëmijëve në media.

Në fjalën e saj, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku theksoi rëndësinë e përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale të fëmijëve, duke nënvizuar se këto të dhëna janë të ndjeshme dhe kërkojnë mbrojtje të veçantë sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ndër tjerash, ajo prezantoi praktikat e vëzhgimit me kamera dhe fotografimit të fëmijëve me pëlqimin […]

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike (NGO ACDC)

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, Dusan Radakovic sot kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve në veri të Kosovës dhe AIP-së, si dhe për lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet e AIP-së në rajonet […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetje të OSCE Mission in Kosovo, organizoi një takim në Mitrovicë të Veriut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mediave dhe organizatave jo-qeveritare të komunitetit serb

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku diskutoi për rëndësinë e sigurimit të qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale si dy aspekte thelbësore në forcimin e transparencës dhe ngritjes së llogaridhënies institucionale. Duke vlerësuar rolin e patjetërsueshëm të mediave dhe OJQ-ve në nxitjen e një shoqërie më transparente dhe përgjegjëse, […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi pret në takim përfaqësues të bizneseve që operojnë në fushën e marrjes dhe dhënies me qira (lizingu) të veturave

Gjatë takimit, i cili synoi ngritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve mbi mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, diskutoi për krijimin e praktikave të duhura për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët, konform kërkesave të legjislacionit në fuqi. Përfaqësuesit e bizneseve diskutuan […]

Panel diskutimi “Zhvillimet më të reja në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale”, e organizuar nga Raiffaisen Bank Kosova, me pjesëmarrjen e Bordit Menaxhues të Bankës Raiffeisen, udhëheqësve të departamenteve dhe punëtorët e zyrës qendrore

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Departamentit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Valon Kryeziu, në cilësinë e panelistëve, diskutuan për zbatimin e ligjit për mbrojtje të të dhënave personale në sektorin financiar dhe sfidat që sjell digjitalizimi. Përkatësisht, u theksua se me rritjen e shërbimeve bankare online, bankat duhet […]

Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku takon Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, sot u takua me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në ambientet e Kallxo.com, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellët ndërmjet autoriteteve të Sllovenisë dhe Kosovës. Presidentja Musar ka ushtruar detyrën e Komisioneres për Informim dhe Privatësi në Slloveni, ku nën udhëheqjen e saj autoriteti […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi zhvillon vizitë studimore në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDIP)

Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përfaqësuesit e AIP-së realizuan një vizitë studimore në Tiranë. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në realizimin e të drejtës […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon realizimin e planit për promovimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.

Në kuadër të takimeve informuese me Kryetarët e Komunave, Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së, Lumnije Demi ka zhvilluar takime me Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirin, Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, Kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, si dhe Kryetarin e Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemin, për të […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi pret në takim Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)

Në kuadër të bashkëpunimit me organizatat jo-qeveritare për promovimin e së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi, sot u takuan me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ-së ACDC, Dušan Radaković. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë […]