Inspektorët e Agjencisë për Informim dhe Privatësi kontribuan në trajnim me ekspertizën e tyre në çështjet dhe trendet e mbrojtjes së të dhënave personale në Kosovë. Diskutimet përfshinë sfida dhe përparime në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, teknologjitë e reja që ndikojnë në privatësinë e qytetarëve, dhe mekanizmat e mbikëqyrjes efektive […]
Author Archives: Adonis Shabani
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva- Dermaku dhe Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së Lumnije Demi, kanë marrë pjesë në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissioners-ICIC të realizuar në Tiranë nga data 3 deri më 5 qershor 2024. Në panelin me temën “Ekuilibri mes qasjes në informacion […]
Në kuadër të aktiviteteve informuese për të siguruar zbatimin e obligimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Komisionerja e AIP-së znj. Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Drejtorja e Përgjithshme, Lumnije Demi kanë zhvilluar takim me Nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani. Po ashtu, me qëllim të informimit dhe […]
Në kuadër të realizimit të planit gjashtëmujor të punës së Agjencisë, për promovimin e së drejtës për qasje në informata dhe mbrojtjen e të dhënave personale, përkatësisht sigurimin e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së ka zhvilluar takime me Kryetarin […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, pati nderin ta mirëpriste në takim Gjeneral Paul Gibson, tani Drejtor i Grupit për Siguri në Mjedise Komplekse (SCEG). Gjenerali Paul Gibson, ish-oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit të Parashutistëve, ishte ndër trupat britanike që hynë të parët në Kosovë më 13 qershor 1999. Duke udhëhequr […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, në partneritet me BIRN, bashkë-organizuan një panel diskutimi, në kuadër të Konferencës “Internet Freedom Meet 2024”, e cila mblodhi së bashku zyrtarë qeveritarë, organizata të shoqërisë civile, aktivistë të të drejtave digjitale, gazetarë dhe entuziastë të teknologjisë dhe politikave të internetit nga të gjitha vendet e Ballkanit […]
18 qershor 2024, Shkup, Maqedoni e Veriut Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut, Imer Aliu kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi një punëtori me temën “Balancimi i së Drejtës për Informim dhe së Drejtës për Privatësi”, në Komunën e Hanit të Elezit. Punëtoria mblodhi zyrtarë komunalë nga Komuna e Hanit të Elezit, Komuna e Ferizajit, Komuna e Shtimes, dhe Komunës së Kaçanikut, […]
Në kuadër të promovimit të së drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka zhvilluar takime me Nënkryetarin e Komunës së Istogut, z. Ali Nimanaj dhe Kryetarin e Komunës së Shtërpcës, z. Dalibor Jevtic. Diskutimet u përqendruan rreth obligimeve ligjore të Komunave për të garantuar […]
Në kuadër të aktiviteteve informuese me ndërmarrjet publike, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore. Në takim morën pjesë z. Bashkim Beha, Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit; z. Arbnor Neziri, Shef i Kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv; dhe znj. Blerta Rama, Menaxhere e Departamentit për Kujdes […]

English
Srpski








