
Takimi u fokusua në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të Agjencisë gjatë vitit 2023 dhe planet për vitin 2024. Ndër tjerash, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, shprehu mirënjohje ndaj donatorëve për arritjen e objektivave dhe përmbushjen e misionit të Agjencisë, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre drejt promovimit të së drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike.




*Agjencia për Informim dhe Privatësi në veçanti falenderon Lëvizja FOL për mbështetjen e tyre në aktivitetet e Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.




