
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna theksoi rëndësinë e realizimit të këtyre dy të drejtave për sektorin privat. Gjithashtu, ai paraqiti edhe sfidat dhe nevojat e kompanive private për mbrojtje të të dhënave, përkatësisht në forcimin e masave të sigurisë. 




Ngjarja përfundoi më një diskutim interaktiv, ku pjesëmarrësit patën mundësi të shtrojnë pyetje rreth çdo paqartësie në lidhje me qasjen në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Komisionerja, ju bëri thirrje të pranishmëve të nxisin bashkëpunimet mes organizatave të shoqërisë civile, mediave, dhe AIP-së për të promovuar së bashku realizimin e këtyre dy te drejtave. 
