Agjencia për Informim dhe Privatësi, e përfaqësuar nga Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dermaku, vazhdoi realizimin e punëtorive për ndërgjegjësim rreth Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në regjionin e Gjilanit

Në takimin e zhvilluar, përfaqësues të çerdheve publike dhe private, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, u angazhuan në diskutime të thella rreth obligimeve ligjore të tyre gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave personale të fëmijëve.
Të pranishmit shprehen interesim te lartë dhe shtruan pyetje të shumta, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve, për të cilat Komisionerja ofroi një pasqyrë gjithëpërfshirëse të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke theksuar parimet kryesore të ligjit, masat e sigurisë dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave, përfshirë këtu edhe përpunimin përmes vëzhgimit me kamerë.
https://www.vudols.com