Komisionerja e Agjencisë mbajti takim me drejtorin e Kompanisë së Sigurimeve ‘’SIGMA’’

Komisionerja për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, në kuadër të fushatës njoftuese, takoi Drejtorin e SIGMA Interalbanian Viena Insurance Group  z.Genond Mesareja

Prishtinë, 23 korrik

Si një ndër kontrolluesit dhe përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi, në vazhdimësi ka mbajtur kontaktet me kompanitë e sigurimeve në Kosovë, për t’i njoftuar me obligimet dhe përgjegjësitë, që këto kompani, kanë ndaj Ligjit për Mbrojtjen e  të Dhënave Personale.

Në kuadër të kësaj, qëllimi i takimit ishte, përveç njoftimit me zhvillimet e fundit në Agjencinë për Informim dhe Privatësi që komisionerja bëri për drejtorin e SIGMA-s, po ashtu, ky i fundit, e njoftoi znj. Sogojeva për punët konkrete që Kompania SIGMA është duke i realizuar këtë periudhë, si dhe kërkesat që ka, kompania që ai udhëheq, në lidhje me transferimin e të dhënave, mandatin ligjor të këtyre të dhënave, në përgjithësi me njohjen e përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale, të qytetarëve që, në një formë ose tjetër janë pjesë e kompanisë.

Ndër të tjera , z. Valon Kryeziu, Drejtor i Përgjithshëm në AIP theksoi se  ‘’Qytetarët duhet të kenë kujdes se ku i japin të dhënat e tyre, cilat lloje, sasia e të dhënave, si dhe për çfarë qëllimi do përdorën. Secili individ ka të drejtë dhe duhet të kërkojë në çdo kohë nga kompanitë e tilla, po ashtu edhe nga institucionet, se çka bëhet me të dhënat e tyre’’.

Në anën tjetër, kompanitë duhet të garantojnë në sigurinë e të dhënave që ata përpunojnë, shtoi ai.

Në fund të takimit, znj. Sogojeva Dërmaku falënderoi z. Genond Mesareja për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në respektim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe jo vetëm.

Zyra për Komunikim me Publikun
AIP

https://www.vudols.com