Agjencia për Informim dhe Privatësi sot zhvilloi një takim informues me Kryetarin e Kryeqyteti Prishtina.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, u mirëprit sot në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe bashkëpunëtorë, me ç’rast diskutoi rreth parimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.
Në takim u diskutua Programi i Transparencës, i cili ka për qëllim publikimin proaktiv të dokumenteve publike të prodhuara nga Komuna, si një element kryesor i transparencës dhe llogaridhënies institucionale. Në këtë kontekst, Komisionerja theksoi rëndësinë e balancimit të transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale, ku me theks të veçant diskutoi për anonimizimin e të dhënave personale gjatë publikimit të dokumenteve.
Ndër tjerash, u diskutua edhe për hartimin e Politikave të Privatësisë dhe për nxjerrjen e një akti të brendshëm për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale nga Komuna. Komisionerja bëri thirrje për forcimin dhe trajnimin e zyrtarëve përgjegjës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale, të cilët garantojnë zbatimin e plotë të këtyre dy të drejtave, veçanërisht gjatë procesit të digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët.
https://www.vudols.com