Në kuadër të Planit të Punës për promovimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nisur vizitat në Komunat e Kosovës me qëllim të informimit të Kryetarëve të Komunave lidhur me obligimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën për qasje në informata.
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, zhvilloi takime të ndara informuese me Kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu dhe Kryetarin e Komunës së Ferizajit, z. Agim Aliu me ç’ rast diskutuan për programin e transparencës, qasjen në dokumente publike, mbrojtjen e të dhënave personale, hartimin e politikave të privatësisë, duke synuar zbatimin e plotë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.