Me kërkesë të QKMF-së , Komisionerja për Informim dhe Privatesi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Departamentit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Valon Kryeziu, po mbajnë trajnim me stafin e Kujdesit Primar Shëndetësor (KPSH) në Ferizaj me qëllim të sigurimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave nga ky institucion shëndetësor.
Përfaqësuesit nga Agjencia po diskutojnë përgjegjësitë e QKMF-së si kontrollues i të dhënave personale të ndjeshme, duke theksuar detyrimet e tyre ligjore rreth privatësisë dhe konfidencialitetit të pacientëve, ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave, si dhe ndërlidhjen e sistemeve. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të adresojnë pyetje nga fushëveprimi i institucionit që ata përfaqësojnë lidhur me përpunimin e të dhënave që kryejnë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.