Agjencia për Informim dhe Privatësi mbajti trajnim për zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Inspektoriatit Policor

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të ciklit të punëtorive të organizuara në muajin nëntor ka mbajtur një trajnim për zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Inspektoriatit Policor ku janë trajtuar tema nga aspekte të ndryshme institucionale, të kompetencave, përgjegjësive dhe autorizimeve që dalin nga legjislacioni përkatës për Policinë, për Inspektoratin Policor, dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në takim u trajtuan disa çështje që ndërlidhen me përpunimin e të dhënave nga zyrtarët Policor brenda autorizimeve të tyre si të dhëna personale të subjekteve që kryejn kundërvajtje në trafik, llojin dhe sasinë e të dhënave që ata përpunojnë, ndarjen e të dhënave që përpunohen për qëllime penale, përpunimin e të dhënave përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, kriteret ligjore dhe parimet e përpunimit, aktivitetet përpunuese, vlerësimin e ndikimit, masat e duhura të sigurisë që duhet të ndërmerren dhe aspekte me rëndësi për punën që bëjnë zyrtarët Policor dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor.
Pjesëmarrësit parashtruan pyetje të shumta që ishin të rëndësishme për punën që ata kryejnë në përmbushjen e detyrimeve dhe kompetencave ligjore që ata kanë.
Në përfundim të takimin u dakorduan që edhe në të ardhmen të organizohen takime të tilla të cilat do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, ngritjen e njohurive në fushën e përpunimit të të dhënave që kryejnë Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor.
https://www.vudols.com