Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Michael Davenport për të diskutuar fokusin e punës së Agjencisë në vitin 2024

Gjatë këtij takimi, u arrit një marrëveshje për ndihmën e OSBE-së në mënyrat përmes të cilave Agjencia mund të ngritë kapacitetet e saj, me theks të veçantë në:
 Ndihmën drejtuar komuniteteve pakicë për promovimin e të drejtës për qasje dhe mbrojtjen e privatësisë, duke siguruar që të dhënat përkatëse të vihen në dispozicion në të gjitha gjuhët zyrtare;
 Vazhdimin e bashkëpunimit me komunat në ndërtimin e qeverisjes transparente përmes sigurimit të qasjes efektive në dokumente publike, dhe njëkohësisht garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale;
 Angazhimin e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe gazetarëve për rolin e tyre në përdorimin e qasjes në informacione për të informuar publikun mbi punën e institucioneve publike.
Komisionerja shprehu falenderimin e saj ndaj Ambasadorit Davenport dhe Misionit të OSBE-së për ndihmën dhe mbështetjen e tyre në ngritjen e ndërgjegjesimit të qytetarëve në lidhje me të drejtën e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke vepruar si një partner i rëndësishëm në këtë fushë.
https://www.vudols.com