Trajnohen Zyrtarët e Komunës së Dragashit rreth Qasjes në Dokumente Publike  

14 qershor 2022, Dragash

 Nën organizimin e Zyrës Regjionale të OSBE-së në Prizren, sot u mbajt një trajnim njëditor lidhur me zbatimin në praktikë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike nga njësitë përgjegjëse brenda Komunës së Dragashit.

Ndjekës të këtij trajnimi, të kërkuar nga vet Kryetari i Komunës z. Bexhet Xheladini, përveç udhëheqësve të njësive organizative të komunës, ishin edhe dy nënkryetarët e kësaj komune.

Për të ligjëruar rreth kësaj teme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të të pranishëmve lidhur me zbatimin e këtij ligji, nga OSBE ishte ftuar z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Zyrtarët që ndoqën këtë trajnim të përmbledhur rreth publikimit të dokumenteve me vetiniciativë të komunës, si dhe rreth jetësimit të të drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar, përveç pyetjeve të shumta që i drejtuar ligjëruesit nga AIP, ndanë përshtypjen e tyre shumë të mirë rreth njohurive të reja që patën rastin ti marrin drejtpërdrejt nga z. Arifi.

https://www.vudols.com