Agjencia për Informim dhe Privatësi shënon Ditën e Vajzave në TIK në konferencën SHEcurity 2026

Agjencia për Informim dhe Privatësi shënon Ditën e Vajzave në TIK në konferencën SHEcurity 2026👾

Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe akademisë në epokën e Inteligjencës Artificiale ishte në qendër të diskutimeve në konferencën SHEcurity 2026, që shënoi Ditën e Vajzave në TIK, ku Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mori pjesë si paneliste.

Në diskutim, ajo theksoi se zhvillimi i inovacionit, në njërën anë, dhe ndërtimi i rregullativave në përputhje me mbrojtjen e të dhënave personale, në anën tjetër, nuk mund të avancojnë pa bashkëpunim të ngushtë me inxhinierët e sigurisë së informacionit dhe ekspertizën teknike.

Përkrah Komisioneres, z. András Páli (IPKO), znj. Anita Kovačić (Raiffeisen Bank) dhe Dr. Dirk Sommermayer (cpit comparit), ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë kibernetike dhe Inteligjencës Artificiale, nën moderimin e prof. Blerim Rexha.

Ngjarja u përmbyll me ndarjen e çmimeve për fitueset e garës CTF (Capture The Flag), duke reflektuar potencialin konkret të vajzave në teknologji.

Postimi origjinal në Facebook