16 nëntor 2021
Me mbështetje ne OSBE-së, Agjencia, sot ka filluar një cikël të ri punëtorish me përfaqësues të komunave të Kosovës. Zyrtarë komunalë nga drejtoria e arsimit, shëndetësisë, kadastrit e burimeve njerëzore do të jenë pjesë e këtyre punëtorive, për të marrë njohuri të reja nga përfaqësuesit e Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale.
Takimet e këtilla synojnë që të përfshijnë numër të caktuar prej kategorive të përzgjedhura nga të gjitha komunat e vendit, në secilin prej takimeve të planifikuara brenda këtij projekti zinxhiror.
Përmes këtij projekti, Agjencia për Informim dhe Privatësi, synon që të ndërgjegjësojë në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë dhe të hollësishme përpunuesit e të dhënave të qytetarëve, me qëllim të vetëdijesimit të tyre rreth të drejtave që gëzojnë qytetarët sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe përgjegjësit që kanë zyrtarët komunalë në këtë aspekt.