Komisionerja për Informim dhe Privatësi takoi Ambasadorin e OSBE-së

Prishtinë, 11 nëntor 2021

Komisionerja për Informim dhe Privatësi takoi Ambasadorin e OSBE-së

Komisionerja për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva Dermaku priti në takim sot Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë z. Michael Davenport. Duke falënderuar z. Davenport për vizitën dhe mbështetjen deri më tani, Komisionerja theksoi se, Agjencia për Informim dhe Privatësi si institucion përgjegjës për mbikëqyrjen dhe sigurimin e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, vlerëson të pashmangshëm rëndësinë e bashkëpunimit në vazhdimësi me OSBE-në. Ndërsa, Ambasadori z. Davenport theksoi në mënyrë të veçantë gatishmërinë për mbështetjen e mëtutjeshme.