Takim Ndër-institucional për Forcimin e Transparencës dhe Llogaridhënies në Prokurim Publik

 

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, së bashku me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë, znj. Lumnije Demi, mirëpritën në takim Kryetarin e Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik / PPRC, z. Osman Vishaj, Anëtari i Bordit të KRPP-së, z. Avni Sahiti, Auditoren e Përgjithshme e Zyra Kombëtare e Auditimit/National Audit Office, znj. Vlora Mehmeti Spanca, Drejtorin e Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit/ Agencija za Sprečavanje Korupcije, z. Yll Buleshkaj, dhe Kryetaren e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, znj. Vjosa Gradinaj-Mexhuani.
Ky takim shënon një iniciativë të rëndësishme për forcimin e llogaridhënies së institucioneve publike dhe sigurimin e një sistemi të prokurimit publik transparent. Përfaqësuesit e institucioneve u dakorduan të organizojnë diskutime të hapura me institucione publike, private dhe organizata jo-qeveritare me qëllim të ndërgjegjësimit për të drejtën e qasjes në dokumente publike, veçanërisht ato që lidhen me procedurat e prokurimit publik.
https://www.vudols.com