Takim informuese mes Komisioneres për Informim dhe Privatësi dhe Kryetarit të Komunës së Podujevës

Në vazhdën e takimeve informuese për promovimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot mbajti një takim me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Komisionerja diskutoi për rëndësinë e hartimit të Politikave të Privatësisë, hartimin e Rregullores së brendshme për masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale, si dhe për anonimizimin e të dhënave personale gjatë publikimit të dokumenteve publike. Gjithashtu, Komisionerja foli edhe për Programin e Transparencës, i cili ka për qëllim nxitjen e publikimit me vetiniciativë të dokumenteve publike, në njërën anë, dhe në anën tjetër forcimin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Me theks të veçantë, Komisionerja diskutoi për fuqizimin dhe rrjetëzimin e zyrtarëve përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje në dokumentet publike, në mënyrë që ata të shërbejnë si garantues për zbatimin e plotë të legjislacioneve përkatëse nga ana e Komunave.
https://www.vudols.com