Takim Informues me Kryetarin e Komunës së Drenasit dhe Kryetarin e Komunës së Skenderajt

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot mbajti dy takime të ndara me Kryetarin e Komuna e Drenasit– Ramiz Lladrovci dhe Kryetarin e Komuna Skenderaj– Fadil Nura, në kuadër të aktiviteteve informuese për ngritjen e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në nivel lokal.
Komisionerja diskutoi rreth Programit të Transparencës, me qëllim të nxitjes së publikimit proaktiv, dhe për caktimin dhe forcimin e zyrtarëve përgjegjës për qasje në dokumente publike dhe zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilët janë garantuesit kryesorë për respektimin dhe zbatimin e plotë të standardeve të përcaktuara në legjislacionet përkatëse.
Ndër tjerash, Komisionerja foli edhe për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë ofrimit të shërbimeve komunale, përkatësisht ajo theksoi rëndësinë e hartimit dhe publikimit të Politikave të Privatësisë, hartimin e rregullores së brendshme për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, dhe për anonimizimin e të dhënave personale gjatë publikimit të dokumenteve që lëshon Komuna.
https://www.vudols.com