🤝 Takim bilateral me Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut
Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy autoriteteve mbikëqyrëse, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, më 23 prill zhvilloi një takim bilateral me Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut, z. Nakil Fetai.
🌐 Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit ligjore dhe sfidat praktike në mbrojtjen e të dhënave personale, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe avancimin e bashkëpunimit institucional.
Në këtë drejtim, palët theksuan rëndësinë e përafrimit me standardet evropiane dhe ndërtimit të qasjeve të përbashkëta për adresimin e sfidave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

English
Srpski