Takim bashkëpunues mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, zhvilloi një takim me Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit. 🗂🔒
💬Komisionerja Sogojeva-Dërmaku dhe Auditorja Spanca vlerësuan si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve me qëllim të forcimit të llogaridhënies dhe transparencës në institucionet publike, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Në këtë kontekst, palët u dakorduan për shkëmbimin e informatave dhe përvojave, duke përfshirë edhe sigurinë e informacionit në sistemet shtetërore të teknologjisë së informacionit. 🤝
https://www.vudols.com