PYETJE TË SHPESHTA - QDP
* Meqë kjo pozitë është e rëndësisë së veçantë në vendin tonë, ti ke të drejtë që të kesh qasje në:
- Jetëshkrimet e kandidatëve (CV), por duke pseudonimizuar apo anonimizuar të dhënat personale të tepërta;
- Letrat motivuese të kandidatëve;
- Dëshmitë për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
- Dëshmitë se nuk janë të dënuar për vepra penale.
Qasja në të dhënat e plota (në rastet kur është rekomanduar pseudonimizimi apo anonimizimi për shkak të të dhënave të ndjeshme apo të tepërta eventuale) të dokumentacionit të lartpërmendur mund të ofrohet nëse zyra e personelit merr pëlqimin paraprak nga subjektet e të dhënave për t’i ndarë ato të dhëna me palët e treta.
Po, ti mund të kërkosh Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës listën me dokumentet e mëposhtme:
- Emri, mbiemri i zyrtar/es/it;
- Pozita zyrtare që ka mbajtur;
- Të dhëna që dëshmojnë periudhën kohore për të cilën është mandatuar të shërbejë në cilësinë e pozitës që ka mbajtur (apo edhe datën e shkarkimit [nëse ka]);
- Shtetin pranues ku ka shërbyer si diplomat;
* Një kërkesë e këtillë është plotësisht e ligjshme.
Madje, ti ke të drejtë të kërkosh edhe një kopje të regjistruar të atyre pamjeve, në një format të përshtatshëm. Megjithkëtë, institucioni publik, në cilësinë e përpunuesit të të dhënave personale, duhet të ketë kujdes që të mos shpalosë pamje të regjistruara, ku palë të treta janë subjekte të të dhënave dhe nëse paraprakisht nuk është marrë pëlqimi paraprak i tyre.
Dokumentet publike objekt kërkese (vendimet diciplinore përfundimtare të një institucioni publik ndaj zyrtarëve të tij) sipas Rregullores për Dosjet Personale të Shërbyesve Civilë, konsiderohen si pjesë përbërëse e dosjeve personale të (ish) të të punësuarve në institucionin publik përkatës, qasja në të cilat është e kufizuar (rezervuar) vetëm për subjektin e të dhënave (të punësuarin/shërbyesin civil apo zyrtarin publik), menaxherin e personelit apo anëtarët e një komisioni diciplinor dhe institucionet e përcaktuara me ligj.
Në këtë rast, ofrimi i qasjes në vendime të këtilla ndaj një pale të tretë (pala kërkuese) mund të bëhet vetëm pasi të jetë marrë pëlqimi paraprak i subjektit të të dhënave (punonjësit të institucionit publik që i është nënshtruar procedurës diciplinore të përmbyllur me një vendim të caktuar).
Në rastin konkret, të dhënat e grumbulluara nga institucioni publik (zyra e personelit) brenda dokumentit publik objekt kërkese, janë përpunuar për një qëllim të caktuar, që ka qenë shqyrtimi i një shkeljele të pretenduar dhe eventualisht ndërmarrja e një mase të caktuar diciplinore. Në momentin kur një vendim i tillë ka marrë formën përfundimtare dhe ndaj të njëjtit nuk janë ndërmarrë veprime për ta kontestuar të njëjtin, ligjërisht konsiderohet se është arritur qëllimi për çka janë përpunuar të dhënat personale të subjektit të të dhënave, si pjesë përbërëse e asaj procedure diciplinore.
Sidoqoftë, institucioni publik mund të ofrojë qasje për palën kërkuese në formë të një përmbledhjeje statistikore, ku mund të specifikohet numri i vendimeve diciplinore, lloji i shkeljeve, lloji i masave të shqiptuara, kategoria e zyrtarëve që i janë nënshtruar atyre masave, etj.
- Vendimin mbi emërimin e komisionit vlerësues të aplikacioneve, me emrat e personave zyrtarë të ngarkuar me detyrë;
- Vendimin mbi emërimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave, me emrat e personave zyrtarë të ngarkuar me detyrë;
- Vlerësimet e komisioneve të emëruara për notimin me pikë apo tjetër për secilin aplikacion; Vendimet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, të protokoluara mbi vendosjen e tërësishme në procedurë administrative;
- Kopjen e librit të protokolit ku janë regjistruar vendimet përkatëse.
Po. Në të gjitha rastet të lejohet të kesh qasje të plotë në dokumentacionin e kërkuar. Refuzimi eventual për të ofruar qasje në dokumentet e kërkuara do të mund të aplikohej vetëm në rast se ekziston një vendim për klasifikimin e cilitdo nga dokumentet e kërkuara. Të dhënat personale brenda dokumentacionit të kërkuar që mund të konsiderohen se përbëjnë shkelje të privatësisë, mund të pseudonimizohen apo të paraqiten vetëm me iniciale (aty ku është e aplikueshme).